Masakra e burgut të Dubravës/ Rrëfimi i të mbijetuarve: 20 vite më parë u vranë 166 të burgosur

09/06/2019 19:50

Bedri Kukalaj së bashku me 66 ushtarë, gjersa po ktheheshin nga Shqipëria për t’i sjell armatim UÇK-së, u zunë në pritë nga ushtria serbe.

Gjatë natës së 27 prillit të 1999-ës, derisa po i afroheshin brigadës në Deçan, ishin zënë në befasi në errësirën e natës kur në tokë kishin parë një ushtar të shtrirë.

Pas arrestimit, Bedriu ishte sjell në Burgun e Dubravës dhe gjatë 25 ditëve të kaluara aty, përveç dhunës fizike rrëfen përjetimin e dhunës psikike.

Në ditën e 22 majit, gardianët i kishin ftuar të burgosurit për t’u renditur në oborr, nën pretendimin se do t’i zhvendosnin. Por, ajo ditë shënoi masakrën e Dubravës, nga u vranë 160 të burgosur.

Pas plagosjes, Bislim Zogaj tregon se Bedriu kishte qëndruar në mesin e kufomave më tepër se 24 orë.

Rrëfimet e të mbijetuarve të Burgut të Dubravës në Istog u ngjajnë atyre të personazheve të shumë librave me famë botërore të cilët përshkruajnë kampet e përqendrimeve naziste në Gjermani. Megjithëkëtë për këta të mbijetuar tmerret nuk kishin përfunduar këtu. Ata ishin dërguar në burgjet e Nishit dhe Beogradit të Serbisë.

Top Channel