Ljubisa Tumbakiovic nuk është më trajneri i malit të Zi. Federata Malazeze e Futbollit nëpërmjet një komunikate për shtyp bëri të ditur shkarkimin e teknikut pasi ai refuzoi të drejtojë skuadrën përfaqësuese në sfidën ndaj Kosovës për kualifikueset e Euro 2020.

Sipas medias në Kosovë, Tumbakovic dhe asistenti i tij Sasa Jankovic si dhe dy lojtarë u tërhoqën pak orë përpara fillimit të kësaj sfide për shkak të presionit të madh politik të ushtruar nga Beogradi.

“Anëtarët e Bordit Ekzekutiv morën vendim unanim për të shkarkuar Ljubisa Tumbakovicin pasi vendosi të mos e drejtuar skuadrën e Malit të Zi, që ishte një befasi e padëshiruar dhe një shkelje e detyrimeve profesionale të kontratës”-theksohet në komunikatën e Federatës malazeze.

Në përballjen me Kosovën, skuadrën e Malit të Zi e drejtoi Miodrag Dzudovic, ndërkohë që sfida përfundoi me barazimin 1-1 me gola të Rashicës për Kosovën dhe Mugosas për Malin e Zi.

Top Channel