Kombëtarja shqiptare e U21 mori 1 pikë ndaj Turqisë në ndeshjen e radhës së kualifikueseve për Euro 2021.

Sfida e zhvilluar në Stamboll përfundoi me barazimin 2-2 me kuqezinjtë e Alban Bushit që arritën të evitonin disfatën vetëm në çastet e fundit.

Gjithçka ndodhi në 45 minutat e dyta të sfidës pasi pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Kombëtarja U21 ishte ajo që mori avantazhin në këtë ndeshje me golin e Leonardo Malokut. Por 21-vjeçarët turq arritën të përmbysin gjithçka.

Muldur shënoi golin e barazimit vetëm 5 minuta pas atij të kombëtares, ndërkohë që në të 85, Dervisholu i dha avantazhin skuadrës turke.

U duk se 21-vjeçarët shqiptarë po shkonin drejt humbjes, ku Bullari në sekondat e fundit të sfidës shënoi golin e barazimit në 2-2. Pas kësaj sfide që ishte e treta në këto kualifikuese, Kombëtarja U21 e sheh veten me 2 pikë në vendin e tretë, ndërkohë që në krye është Turqia me 4 pikë e ndjekur nga Kosova me 3 pikë.

Top Channel