Rama i akuzon për përbaltje. Ja përgjigjia që i jep Salianji në Top Talk

07/06/2019 16:59

Opozita jashtë parlamentare i cilëson si një fushatë denoncuese të gjitha veprimet e saj kundër qeverisë Rama, ndërsa ky i fundit sjelljen dhe deklaratat e opozitës i cilëson si një fushatë përbaltjeje për Shqipërinë.

I ftuar në studion e “Top Talk” ishte ish-deputeti i PD, Ervin Salinanji, i cili foli edhe për këto dy pretendime të të dyja palëve.

Sipas tij, Brukseli ka tashmë një qasje negative për Shqipërinë, e kjo nuk ka ardhur nga ndikimi i opozitës, por nga shërbimet e tyre, e pikërisht ndryshimi i këtij realitet është ajo çfarë po kërkon edhe opozita.

“Ka një qasje të tmerrshme për Shqipërinë në Bruksel dhe në Evropë, por ky nuk është faji i opozitës. padiskutim që ne na vjen keq dhe këtë duam të ndryshojmë, por çfarë të bëjmë. Se ky (Rama) thotë nga këto batutat: T’ua fusim atyre të huajve, t’u themi që ne jemi ndryshe. Kjo është një idiotësi. pavarësisht se përpiqen nëpërmjet ambasadorëve të flasin ndryshe, shërbimet e tyre kanë të dhëna të plota. Prandaj u mor vendimi nga Holanda. Kush po e bën këtë përbaltjen, dje ishte prestigjiozja “Bild”, ka qenë “Rai”, “The Guardian”, nuk qe asnjë nga opozita”, u shpreh Salianji.

Top Channel