Wake Up/ OSHEE: Leximi i matësve një herë në tre muaj. Cilat janë kostot e konsumatorit?

06/06/2019 13:15

Prezantimi në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese në Kuvend i projektit të OSHEE për leximin e sahateve një herë në tre muaj, ka ngjallur debat mes ekspertëve dhe, pse jo, pasiguri e skepticizëm te konsumatorët.

Sipas OSHEE, leximi do të bëhet një herë në tre muaj. Projekti do të zbatohet fillimisht në një zonë të caktuar, e më pas do të ketë shtrirje më të gjerë.

Dy muajt e tjerë që nuk bëhet leximi, konsumatorit do t’i shkojë fatura në bazë të mesatares shumë vjeçare. Fatura e muajit të tretë do jetë faturë sistemuese, ashtu siç është eksperienca në Itali dhe vende të tjera.

Përfaqësuesit e OSHEE treguan në “Wake Up” se si do të funksionojë ky projekt, ndërkohë që shpjeguan edhe procesin që lidhet me zëvendësimin e matësve të energjisë elektrike.

Top Channel