“Të mjerët” për bamirësi/ Vihet në skenë nga nxënësit në Korçë. Të ardhurat për familjet e Floqit

06/06/2019 12:29

“Të mjerët” e shkrimtarit të madh francez Viktor Hygo është vënë në skenë nga një grup nxënësish në Korçë.

Kjo ishte një nismë e veçantë. Aktorët e rinj nuk interpretuan ne gjuhën amtare por në anglisht. Ndërsa të ardhurat e shfaqjes do të shkojnë për familjet e dëmtuara nga tërmeti në fshatin Floq.

“Të mjerët’ u vu në skenë nga nxënësit e shkollës Raqi Qirinxhi, si pjesë e një projekti shkollor jo vetëm në funksion të artit, por dhe bamirësisë.

Top Channel