Një ditë para nisjes së provimeve të Maturës Shtetërore, nxënësit i gjen ende duke u përgatitur, me libra nëpër duar.

Maturantët do të hyjnë mëngjesin e së premtes në provimin e parë, atë të gjuhës së huaj.

Maturantja Pegi Shehu shprehet: “Normalisht përgatitja ka qenë konstante gjatë gjithë këtij viti. Megjithatë, përgatitja individuale që për mendimin tim janë më të rëndësishmet dhe ato që janë më vendimtaret unë personalisht i kam nisur prej 1 ose dy javësh, pasi çdo periudhë e vitit shkollor ka qenë shumë e ngarkuar. Përgatitja më konkrete nisi në periudhën që ne kishim paraprovimin, pra që ne bëmë një farë matje të njohurive tona dhe pamë se si do të ishte formati I provimeve tona, sidomos ai i anglishtes që ka ndryshuar. Përgatitja gjithashtu ka qenë intensive sidomos këto 3-4 ditët e fundit”.

Pavarësisht kohës që u ka kushtuar studimeve,sistematikisht, Pegi, maturantja ekselente e Sami Frashërit, ka emocione dhe pakëz frikë se si do të dalë nesër: “Gjatë gjithë kësaj matura ka qenë kryefjala e diskutimeve me familjen, shoqërinë me mësuesit dhe në princip një provim mature është një provim dhe ne provime bëjmë gjatë gjithë jetës. Megjithatë, fakti që ky provim ka një vlerësim tjetër, një peshë tjetër, e bën situatën pak më stresuese”.

Teksa i ka kushtuar një vit pune intensive biologjisë, lëndës që ka zgjedhur për t’i hapur dyert drejt universitetit, Pegi ndihet e sigurt. Njësoj edhe për lëndën e matematikës, ku është pjesë e projektit shqiptaro-gjerman dhe ka marr njohuri nga profesorë gjermanë, ndërkohë që pasigurinë e ndjen në letërsi: “Unë personalisht e adhuroj letërsinë, port ë jesh në provim dhe të flasësh për një vepër apo të analizosh dicka që të kërkohet nuk është gjithmonë e thjeshtë, sepse letërsia është subjektive”.

Top Channel