Kolegji zgjedhor ka rrëzuar padinë e PD dhe LSI ndaj KQZ, e cila nuk regjistroi PD dhe LSI në zgjedhjet e 30 qershorit, me argumentin se nuk janë të regjistruar në zgjedhjet lokale.

Më herët Ivi Kaso përfaqësuesi ligjor i PD deklaronte se kjo është një e drejtë që i është mohuar PD-LSI. Pasi sipas tij përcaktimi i anëtarëve të KZAZ u takon në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2017.

“Vendimmarrja e tyre e paligjshme. Cenon të drejtën tonë qe e kemi fituar në zgjedhjet e shkuara. Kërkojmë shfuqizimin e vendimit të KQZ dhe gjykimin e çështjes në themel duke miratuar kandidaturat tona për komisionerë”, shprehej Kaso.

Nga ana tjetër përfaqësuesi i LSI u shpreh para vendimit të Kolegjit Zgjedhor se: “KQZ ka veshur syzet politike duke thënë se ne s’jemi parti parlamentare. Se i kujt është Kujtim Gjuzi dhe Ylli Shehu na thoni. Vendimi i KQZ i paligjshëm dhe i pabazuar në Kod Zgjedhor”.

Deri më tani, Kolegji Zgjedhor nuk ka zbardhur vendimin e argumentuar që nuk i lejon PD-LSI që të kenë anëtarë në KZAZ në zgjedhjet e 30 qershorit.

Top Channel