Të jesh këmbëngulëse, të jesh krenare, të jesh një shembull i mirë për të tjerët dhe ta tregosh atë. Të gjitha këto elementë e bëjnë një vajzë apo një grua të suksesshme.

Por, përveç tyre, sigurisht që nuk ka receta më shumë se sa të ndjekësh rrugën dhe pasionin tënd. Këto janë disa nga këshillat që pesë gra të suksesshme holandeze nga bota e biznesit, politikës dhe medias e tregojnë hisotrinë e tyre këtu në COD në Kryeministri.

Marry de Gaay Fortman, bëri një prezantim të shkurtër të punës së saj dhe suksesit të platformave për fuqizimin e grave në biznes: “Jam një avokate publike dhe private në vendin tim. Drejtoj një nga firmat më të mëdha ligjore. Kemi të bëjmë me shumë biznese. Por gjithashtu jam pjesë e bordit të Bankës Qëndrore Gjermane”.

Thecla Bodewes ndau punën dhe prioritetet e saj në Bordin Ndërkombëtar Strategjik Hollandez: “Kompania jonë familjare operon në më shumë se 200 vjet. Ne prodhojmë anije në Hollandë dhe dërgojmë ato në botë. Dhe përveç kësaj jam presidente e një bordi publik privat, i krijuar për më shumë strategji dhe inovacion në Holandë”.

Pas historisë së tyre, dy nga këto pesë gra holandeze në tryezën “Gratë fuqizojnë gratë” i kanë disa këshilla suksesi. Marry de Gaay Fortman thotë: “Gratë duhet të bëhën të dukshme në atë që bëjnë dhe gjithashtu të bëhen pjesë e rrjetëzimit, është shumë e rëndësishme. Të tregosh atë që mundesh. Dhe ajo që shoh nga kjio tryezë është që gratë e këtushme janë shumë gra të pushtetshme”.

Ndërsa Thecla Bodewes shprehet: “Gratë janë pak më të turpshme se sa meshkujt. Arsyeja nuk është se ato nuk kontribuojnë në punë. Ne duhet të ndihmojmë njëra-tjetrën. kjo është ajo që ne bëjmë gjithashtu”.

Diskutimi interaktiv përfshinte edhe gra të suksesshme të Shqipërisë.

Top Channel