Wake Up/ “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”, komedia që përcjell mesazhin për njerëzit me aftësi ndryshe

05/06/2019 13:57

“Nuk dëgjoj, Nuk shikoj, Nuk flas” është komedia e Jorgos Theodosiadis, e cila do të vihet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në datat 7-8-9 qershor ora 20:00 me regji të Donard Hasanit dhe Valdrin Hasanit.

Kjo komedi trajton jetën e tre djemve me aftësi ndryshe, të cilët kanë vendosur të ndajnë jetën bashkë në të njëjtin apartament.

Aktorët të cilët do luajnë komedinë e autorit Theodosiadis janë: Romir Zalla, Ervin Bejleri, Alert Çeloaliaj dhe Jorida Meta.

Top Channel