Jurgen Klopp është tashmë imazhi i Liverpool, por Franz Beckenbauer shpreson se një ditë ai mund të bindet për të drejtuar Bayern Munchen.

Legjenda e ekipit gjerman, Franz Beckenbauer foli për dëshirën e tij që një ditë të shohë Jurgen Klopp të marrë përsipër detyrën si trajner në Allianz Arena.

Reputacioni i Klopp si një nga trajnerët më të mirë në botë u shtua edhe më tej pasi ai e çoi Liverpoolin drejt lavdisë në Champions League, duke triumfuar 2-0 ndaj Tottenhamit në finalen e së shtunës që lamë pas.

Në rrugëtimin për në finalen e Madridit, ekipi i Klopp mposhti edhe Bayern Munchen, dhe Beckenbauer deklaroi admirimin e tij për ish-trajnerin e Borussia Dortmund.

Beckenbauer dëshiron që Klopp të rikthehet në Gjermani dhe të drejtojë Bayern Munchen, një dëshirë kjo e shprehur edhe në të kaluarën.

“Nuk dëshiroj asgjë më tepër, se sa që një ditë ai të vijë tek Bayern”, tha ai për Bild, duke shtuar se “Për mua ai është një nga trajnerët më të mirë në botë. Ajo çfarë ai filloi me Dortmund, e ka rafinuar me Liverpool”.

Top Channel