Mijëra të rinj dhe të reja nga vende të ndryshme të botës kanë mberritur në Shqipëri pikërisht në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin për të marrë pjesë në festivalin e muzikës elektronike Unum i cili ka startuar që në mbrëmjen e 31 majit.

“Çdo gjë është shumë bukur, vendi i bukur, njerëzit të dashur. Me të vërtetë një eksperiencë shumë e mirë”, thotë një turist.

Drejtori i Unum festival Mousa Ceesay, tha se u hodh guri i parë i themelit dhe ky event duhet të vazhdojë në të ardhmen.

“Do të doja të falenderoja të gjithë ju që keni ardhur. Tashmë kemi vendosur gurin e parë të themelit dhe mendoj që është e rëndësishme që të ndërtojmë dhe të vazhdojmë diçka të gjithë së bashku”, tha ai.

6 mijë të rinj nga Italia, Belgjika, Gjermania, Franca, Hollanda, Zvicrra nga rajoni e nga përtej Europes kanë mbërritur në vendin tonë për të shijuar jo vetëm muzikën, por edhe Shqipërinë turistike.

Top Channel