Qyteza e fëmijëve/ Korçë, inaugurohet qendra për argëtim

02/06/2019 12:20

Qyteza e fëmijëve në Korçë ka hapur dyert për herë të parë duke ofruar argëtim, lojëra dhe aktivitete sportive nga më të larmishmet.

Një investim i bashkisë së Korçës qyteza e fëmijëve është një hapësirë e ndërtuar enkas për ta, brenda së cilës do të ofrohen shërbime të ndryshme duke u dhënë mundësinë fëmijëve që kohën e lirë ta plotësojnë me aktivitete edukuese të cilat do të fokusohen jo vetëm tek argëtimi dhe sporti, por edhe tek teknologjia.

Qyteza e fëmijëve do të qëndrojë e hapur çdo ditë të javës duke ofruar kurse pikture, muzike, baleti, sporti, teknologjie, shkencash, si edhe aktivitete te tjera argëtuese për të gjithë fëmijët e grupmoshës 3-14 vjeç.

Top Channel