Top Talent ka hyrë në një tjetër fazë, atë të gjysmëfinales. E ku gara bëhet gjithnjë dhe më e vështirë.

Në mbrëmjen e parë të çerekfinales, 6 konkurrentë arritën të bindin jurinë për të kaluar më tej, e ata janë: Elmir Kryeziu, Kristjana Veshaj, Ester Dibrani, Gjergji Lico, Ina Adëri, Briselda Çelaj.

Në fazën gjysmëfinale, e cila do të jetë në 2 mbrëmje konkurrentët do të konkurrojnë me materiale që do t’ia përcaktojë juria.

Konkurrentët që do të kualifikohen në mbrëmjen finale do të kenë mundësi të jenë fitues i një çmimi në vlerë monetare, si dhe të realizojnë ëndrrën e tyre për të qenë pjesë e Top Channel.

Në kanalin e Top Channel në Youtube do të mund të ndiqni në livestream paralelisht me show-n Top Talent Backstage nën prezantimin e Xhesika Mucaj. Emocionet para dhe pas konkurrimit të secilit konkurrent në Top Talent Backstage.

Top Channel