Në ditët e sotme, teknologjia ka avancuar së tepërmi, robotët tanimë mund të performojnë lëvizje të komplikuara me elegancë, praktikojnë lëvizje të sportit “parkour”, madje madje arrijnë të “gdhendin” edhe skulptura klasike.

Nga ana tjetër kemi Sophian, një robot që i përafrohet së tepërmi pamjes së njeriut dhe mund të shfaqi emocionet ashtu si ne.

David Hanson, themeluesi i “Hanson Robotics”, thotë se, “nuk kemi arritur ende aty, por Sophia mund të shfaq disa lloje emocionesh dhe mund të shohë gjithashtu tek njerëzit shprehjet në fytyrat e tyre”.

Sipas Hanson, Sophia ka stimulim të çdo muskuli që ndodhet në fytyrën e një njeriu, në këtë mënyrë e lejon atë të krijojë shprehi të ndryshme gëzimi, hidhërimi, kuriozitet, zhgënjim, turbullim, dështim, pikëllim së bashku me ndjenja të tjera.

Top Channel