WakeUp/ Familja Adams tashmë edhe në versionin karton

30/05/2019 12:21

Të gjithë e mbajmë mend filmin “The Addams family” , i cili është me personazhe të frikshëm, të pazakontë, misteriozë dhe drithërues.

Tashmë pas një kohe të gjatë mungesë ata do të rikthehen sërish. Por si do thoni ju? Kjo familje e çuditshme së fundmi do të vijë edhe në versionin e animuar, pasi sapo është lançuar trajleri i parë në italisht.

Ky film i ri dedikuar familjes së çuditshme do të shfaqet në kinematë italiane pikërisht për Halloween, me 31 tetor 2019.

“The Addams family”, është gati të kthehet në kinema me një akt të pashembullt të aktorëve të zërit. Ndër protagonistët kryesorë janë: Virginia Raffaele dhe Pino Insegno në rolin e Morticia dhe Gomez ndërsa Eleonora Gaggero dhe Luciano Spinelli, do të interpretojnë zërin e fëmijëve Mercoledì dhe Pugsley.

Roli i “Zio Fester” do të jetë në zërin e aktorit Raoul Bova, ndërsa risi e vërtetë është këngëtarja Loredana Bertè, e cila për herë të parë i jep zërin e saj një karakteri kinematografik, duke interpretuar “Nonna Addams”.

Top Channel