Në muajt e parë te Olimpiku i Marsejës, sulmuesi italian Mario Baloteli arriti të impresionojë me 8 gola në 13 ndeshje duke rikthyer ambicien për të fituar përfaqësuesen e për të qenë vendimtar në kampionatin francez.

Por në momentin më të bukur, për futbollistin kontrovers që ka vuajtur dënime dhe sanksione thuajse çdo sezon, ka ardhur dhe një pit stop nga disiplina.

Në javën e fundit të kampionatit, Supermario u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e zhvilluar kundër Montpelie’ dhe do të mungojë në 4 përballjet e radhës në ligën transalpine.

Në rast të rikonfirmimit të dënimit edhe nga Apeli, Baloteli do të shihet në fushë me fanelën e Marsejës deri në mesin e muajit Shtator, gjithcka për një faull të ashpër edhe pse të paqëllimshëm.

Komisioni i Disiplinës i rezervoi sulmuesit italian një reagim të fortë, por pasojat e tij do të jenë më të rënda. Baloteli me të gjitha gjasat sfumon kështu edhe shanset e pakta që kishte për të qenë në ndeshjet e kombëtares në Europianin 2020 në Shtator.

Top Channel