Artistë të famshëm ndërkombëtarë të artit të rrugës, prej disa ditësh kane filluar të ndryshojnë fasadat e qytetit naftëtar të Patosit. Nën kujdesin e kuratorit Helidon Haliti, 10 artistë të famshëm nga bota, në bashkëpunim me bashkinë e Patosit, po ndryshojnë monotoninë e disa prej ndërtesave dhe pallateve në këtë qytet, duke i dhënë ngjyra e forma objekteve, të shndërruara pothuajse gri.

Ngjyrat dhe befasitë artistike, do të lenë gjurmën e tyre në Bashkinë e Patosit, në fasadat e ndërtesave duke u shndërruar në burim atraksioni turistik.

Grupi realizues do të përzgjedhë disa prej artistëve më të njohur ndërkombëtarë, të cilët do të marrin pjesë në aktivitetet në qytetin e Patosit gjatë këtij muaji.

Arti në fasadat e pallateve në Patos, ose muralet, do të ketë një përfaqësim të tri teknikave të ndryshme: iluzionit, 3D dhe reales. Ato do te gërshetojnë ekuilibrat midis mjedisit dhe industrisë së nxjerrës së naftës.

Top Channel