Top Story nis skanimin e deklaratave të çdo politikani, të ftuar në një emision politik.

I pari që do të përballet me të vërtetat e tij, është ish kryeministri i Shqipërisë. I ftuar në emisioni “Opinion”, në Tv Klan, Sali Berisha ka lëshuar rreth 20 deklarata të pavërteta, të sajuara, me standarde të dyfishta apo të manipuluara.

“Arkivi i TV tona është i mbushur me dualizmin e politikanëve. Edhe pse kundërshtarë politikë thonë të njëjtën gjë kur janë në opozitë, më pas thonë të njëjtën gjë kur janë në pushtet duke hedhur poshtë veten e tyre”, tha Mentor Kikia, Gazetar.

“Dritarja e katit të dytë ku ndodhet zyra e kryeministrit, nga poshtë lart, kur e shikon nga bulevardi ngjan shumë e lartë. Kur e shikon nga lart poshtë është një distancë tjetër, kjo është diferenca”, tha Lorenc Vangjeli, Gazetar.

Top Channel