Berisha bëri disa deklarata në lidhje me masat e sigurisë fizike që merr Kryeministri.

“Edi Rama udhëton me 3 mjete të blinduara që kushtojnë 1.3 milion euro”, deklaroi Berisha.

Në fakt ekzistojnë pamje që i kanë të gjitha mediat që Rama lëviz vetëm me një makinë dhe nuk dihet nësë ajo është e blinduar. Këtu jemi tek parlamenti, ku Edi Rama lëviz me një makinë, ndërsa këtu jemi në një tjetër moment tek kryesia e kuvendit dhe shohim sërish një makinë që shoqëron kryeministrin. Pamje të tilla shikon çdo ditë të kryeministrit Rama.

Por njëkohësisht ekzistojnë pamje të Zotit Berisha që kur ishte në pushtet lëvizte i shoqëruar me autoblinda. Asokohe, kur ishte kryeminsitër, Berisha, me vendimin e qeverisë datë 5/11/2010 me nr. 867, devijoi 700 milionë lekë nga fondi i Emergjencave Civile, për blerjen e një Benci super të blinduar, të përdorur nga vetë ai. Ky automjet, për momentin është deleguar në Parkun e Delegacioneve.

Por e folura e zotit Berisha në atë emission nuk ishte vetëm sulm personal ndaj kundërshtarit politik. Ai bëri disa edhe deklarata me peshë të rëndë shoqërore. I tillë është rasti i kur Berisha foli për zhdukjen e fëmijëve.

“Çdo tre dite zhduket një fëmijë në Shqipëri, sipas statistikave…”, deklaroj Berisha.

“Është ekzagjërim që nuk ka nevojë për një koment”, tha gazetari Rakipllari

“E di që statistika nuk është e tillë. Por është kriminale të luhet me këtë temë kaq të ndjeshme për të gjithë. Po them kriminale se nuk dua ta vazhdoj më tej. Ndoshta është një akt me vet-veten dhe zoti Berisha edhe atë që derdhet gjetkë e konsideron si një fëmijë të humbur. Nuk meriton fjalë më të butë kjo”, tha Lorenc Vangjeli, Gazetar.

Në fakt Top Story disponon një deklaratë zyrtare të policisë së shtetit e cila thotë se, gjatë vitit 2015-2017, rezultojnë vetëm 12 fëmijë me status aktiv të humbur.

Madje as këta nuk konsiderohen të zhdukur, sepse këtu futen edhe rastet kur fëmija është m-arrë në mënyrë të padrejtë nga njëri prind, pas divorcit.

Top Channel