Mbërritja në Brazil e Neymarit ishte e pamundur të mos binte në sy. “Mister 222 mln euroshi” i Paris Staint Germain, që hyri në histori si transferimi i shekullit pas kalimit nga Barcelona në kryeqytetin francez në vitin 2017, është rikthyer në vendlindje për përgatitjet në lidhje me Kupën e Amerikës.

Megjithatë, zbarkimi i tij në vendin ku është grumbulluar “Seleçao” për këtë turne kaq të rëndësishëm, është bërë si e një ylli kinematografik, apo si nëpër videoklipe.

Shumëkush është habitur kur pa një helikopter “Airbus H-145”, me një vlerë prej 13 milionë eurosh, që zbriti në fushën stërvitore në qendrën e grumbullimit të Brazilit. Nga mjeti 13.64 metra i gjatë dhe 3.95 metra i lartë, me kapacitet prej 11 personash, zbriti pikërisht Neymar.

Gjithçka bëhet pas lajmit jo të mirë të publikuar pak ditë më parë, kur Federata braziliane e Futbollit njoftoi se trajneri Tite i ka hequr shiritin e kapitenit, për shkak të grindjeve dhe grushtit drejtuar një tifozi të Rennes, në finalen e Kupës së Francës, pak muaj më parë.

  Grushti në finale, Brazili i heq shiritin e kapitenit Neymarit

Top Channel