Enigmat e fundit të mbetura për kategorinë Superiore mbetet ajo që do të përcaktojnë skuadrën e fundit që kualifikohet në Europa Lig, dhe atë që zbret nga elita. Në të dy këto kombinime, fati lidhet ndjeshëm me vetëm një ndeshje, atë që përball Tiranën dhe Flamurtarin në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Vlonjatet duan vendin e tretë dhe mbajnë një sy nga verdikti i KAS për Skënderbeun ndërsa bardheblutë praktikisht të shpëtuar, duhet vetëm të mos bien pre e llogarive të gabuara. Franc Veliu,vlonjati i mbrojtjes se Flamurtarit ka konfirmuar se është një ndeshje, ku vëmendja do te mbahet edhe tek përballjet e tjera.

Veliu preku edhe temën e pagave, një situatë qe vijon gjatë tek Flamurtari. Dhe fakti që skuadra ka ardhur deri këtu tregon qartë motivimin e të gjithëve, çka është një moment për t`i falenderuar, ndërsa shpreson tek zgjidhja,pavarësisht se sezoni përfundoi.

Tirana-Flamurtari luhet të enjten në orën 16, ashtu si edhe te gjitha takimet e tjera të kmapionatit. Në tre përballje deri më tani vlonjatët kanë fituar dy herë dhe humbur një, me tre takime në kampionat që lanë dhuruar rezultat të njëjtë 1-0.

Top Channel