Wake Up/ Armaldo Kllogjeri kremton 15 vite karrierë, bashkëshortja mbështetja ime

27/05/2019 14:01

Një prej zërava më të bukur të artit operistik shqiptar do të ngjitet në skenën e Amfiteatrit të Tiranës me datë 30 maj, ditën e enjte në orën 20:00.

Tenori Armaldo Kllogjeri do të kremtojë 15 vite karrierë me koncertin titulluar “E lucevan le stelle”. Në këtë koncert ai do të shoqërohet nga Orkestra e T.K.O.B prej 45 instrumentistësh profesionistë, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja.

Një mbrëmje e mbushur me arie nga më brilantet nga repertori operistik botëror, këngë napolitane, hite të këngëve shqiptare ndër vite, aq të dashura për publikun, motive spanjolle, greke, ruse, etj. E ftuar e kësaj mbrëmje do të jetë soprano Ramona Tullumani.

Top Channel