Një 35-vjeçar është plagosur me armë zjarri në një lokal në lagjen “Gurra” në Lezhë mbrëmjen e djeshme.

Policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona që ishin të pranishëm kur ndodhi plagosja. Sipas të pranishmeve në vendin e ngjarjes , i dëmtuari po qëndronte në një lokal, kur disa minuta më vonë një person i është afruar dhe ka qëlluar në drejtim të këmbëve të tija.

I plagosuri R.K i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, tha për policinë se nuk ka konflikte me njeri dhe se nuk kishte dijeni se kush mund të ishte atentatori.

Njoftimi i policisë për ngjarjen.

Lezhë/Informacion paraprak

Në një lokal në lagjen “Gurra”, Lezhë, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. K.,35 vjeç, banues në Lezhë, i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Top Channel