Lajmi i fundit
Koronavirusi në Shqipëri/ 136 raste të reja, 6 humbje jete dhe 74 të shëruar në 24 orët e fundit

Kryeprokurorja Arta Marku është thirrur sot në Komisionin e Sigurisë dhe Ligjeve për të raportuar në lidhje me punën përgjatë vitit 2018. Gjatë fjalës së saj, Marku tha se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale.

Më pas ajo shtoi se një pjese e kallëzimeve dhe referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia, duke shtuar  se fillimi i çështjes është atribut i prokurorit.

“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vettingut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja  më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka  një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Kryeprokurorja.

Po në këtë komision, zonja Marku foli për rezolutën e 2017, ku Kuvendi i kishte kërkuar Prokurorisë që të rriste numrin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar. Ajo tha se gjatë vitit 2018, 73 persona janë ndaluar për korrupsion, por shtoi se ka pasur mungesë të referimeve nga ana e policisë për veprën e korrupsionit. Deri në këtë periudhë, Kryeprokurorja raporton se në total ka pasur 41 procedime për veprën për grup të strukturuar kriminal

Top Channel