Aladdin-i vazhdon ta ruajë magjinë e tij. Ky është opinioni i adhuruesve të kinemasë që iu drejtuan sallave në fundjavën e parë të risjelljes së filmit të famshëm të Disney.

Filmi i 1992 i risjellë nga Guy Ritchie mblodhi më shumë se 86 milionë dollarë në tre ditët e para të tij në Amerikën e Veriut.

Versioni i ri vjen me Uill Smith në rolin e xhindit blu, që më herët kishte zërin e të ndjerit Robin Uilliams, dhe aktorin kanadez të lindur në Egjipt, Mena Massoud, si mashtruesi që pretendon se është një princ për të marrë vëmendjen e Jasminës, që luhet nga Naomi Scott.

Në të njëjtën kohë, një vit më parë, Disney përballej me një hapje zhgënjyese për Solo: një histori e luftës së yjeve, por me ndihmën e xhindit, kompania thotë se filmi ka konkurruar denjësisht edhe me debutimet e fundjavës për biografinë e Elton John, rocketman dhe The Secret Life of Pets 2.

Sidoqoftë, nisur nga arkëtimet, Aladdin duket se ka kapërcyer pritshmëritë, pas kritikave të përziera.

Top Channel