“Rusia duhet të lirojë “menjëherë “ 24 marinarët ukrainas dhe të zhbllokojë tri anijet detare që Moska i konfiskoi në nëntor të 2018”, është vendimi që një tribunal i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka marrë.

Vendimi është publikuar sot nga tribunali Ndërkombëtar për Ligjin e Detit, lidhur me çështjen që ka dërguar në këtë gjykatë Ukraina ndaj Rusisë.

Në  nëntor të një viti më parë Rusia konfiskoi në afërsi të urës në Ngushticën Kërç, që lidh Rusinë me Gadishullin e Krimesë tri anijet ukrainase.

Marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy shteteve janë të acaruara që prej 2014, kur Moska aneksoi Krimenë dhe ofroi mbështetje ushtarake, politike dhe ekonomike, për separatistët që po luftojnë kundër Kievit, në pjesët lindore të Ukrainës.

Top Channel