Aventura e Massimiliano Allegrit në krye të pankinës së Juventusit mbyllet me një humbje. Kampionët e Italisë duket se kanë nisur përpara kohe pushimet e verës, teksa në javën e fundit të Serie A u mposhtën në “Marassi” nga Sampdoria me rezultatin 2-0.Ndaj gjenovezëve u duk sikur sfida do të mbyllej me rrjeta të paprekura, pasi rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 84-t nga Defrel, i cili përfitoi nga dalja e gabuar e portierit të tretë juventin, Pinsoglio, ndërsa Sampdoria dyfishoi shifrat në minutën e 91-të, pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Caprari.

Një ndeshje që për Juventusin nuk vlen asgjë, pasi dukej sikur të ishte një miqësore post sezonale, veç faktit që “rëndon” disi bilancin e lamtumirës së Allegrit, që në 5 ndeshjet e fundit në kampionat ka marrë vetëm 3 pikë, por kjo vetëm pasi u shpallën kampionë të Italisë. Ndërkohë, te Sampdoria, sulmuesi më i mirë i këtij sezoni, Quagliarella u ndal në kuotën e 26 golave.

Ndaj gjenovezëve u duk sikur sfida do të mbyllej me rrjeta të paprekura, pasi rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 84-t nga Defrel, i cili përfitoi nga dalja e gabuar e portierit të tretë juventin, Pinsoglio, ndërsa Sampdoria dyfishoi shifrat në minutën e 91-të, pas goditjes së dënimit të ekzekutuar nga Caprari.

Top Channel