Në futboll jemi mësuar të shohim gola spektakolarë, autogola qesharakë, gafa të portierëve dhe jo vetëm. Ndodh që edhe arbitri mund të shënojë gol, edhe pse janë episode shumë, shumë të rralla.

Një gjë e tillë u pa në ndeshjen e kategorisë së tretë në futbollin holandez, mes Harkemase Boys dhe Hoek, e vlefshme për javën e fundit të saj.

Në minutën e 66, kur rezultati ishte 3-1, arbitri lejoi skuadrën mike të shkurtojë diferencën në rezultat, pas një karamboli të topit mes lojtarëve, teksa e dërgoi vet ai topin në rrjetë, ndërkohë që ndeshja përfundoi 4-2.

Sigurisht, e gjithë kjo ishte brenda rregullave, por duke nisur nga sezoni i ardhshëm, diçka e tillë nuk do të lejohet më. Sipas rregullave të reja, që u përcaktuan në mbledhjen e IFAB-së, nëse prekja e topit nga arbitrit do të rezultojë një asist ose do të sjellë gol, loja do të ndërpritet dhe do të jepet top i diskutueshëm.

Top Channel