Kërcënimi që shkolla e vendit të tij do të mbyllet për shkak të mungesës së fëmijëve varet nga një kryebashkiak francez, prandaj ai ka dalë me një propozim mjaft të guximshëm për të zgjidhur problemin.

Sipas  medieve lokale,  ky kryebashkiak ka lëshuar një dekret që ofron falas Viagra për të gjitha çiftet në vendin e tij.

Dekreti i tij, i cili u lëshua disa ditë më parë, ku përfshin të gjithë ata njerëz që duan të lëvizin në  Montereau, një fshat prej rreth 650 banorësh në juglindje të Parisit. Në veçanti, dekreti thotë se “kryetari favorizon shpërndarjen e pilulave të vogla blu”.

“Pilulat do t’u shpërndahen çifteve të moshës nga 18 deri në 40 vjeç për t’u dhënë atyre mundësinë që të ruajnë shkollat ​​e dy fshatrave”, thotë dekreti i kryetarit Jean Debouzy, duke iu referuar vendit të tij Montereau dhe një tjetër fqinj, shkolla e të cilëve po  kërcënohen me mbyllje.

“Një fshat pa fëmijë është një fshat që po vdes”, tha Debouzy.

Top Channel