Alban Skënderaj dhe Miriam Cani kanë kurorëzuar dashurinë e tyre dhe janë zyrtarisht burrë e grua!

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram, të dy kanë ndarë me ndjekësat e tyre disa foto nga momentet e dasmës, ku shfaqen së bashku me vajzën e vogël, Amelin.

Në postimin e tyre ata shkruajnë:

“PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua, por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtar që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin. U deshën 12 vite të thonim PO, përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmonë PO, nga momenti i puthjes së parë!”

Ceremonia e martesës duket që është mbajtur në ishujt Maldive, në datën 7 maj ashtu si dhe ata vetë kanë shkruar, ku Miriam dhe Albani shfaqen të dy të veshur me të bardha.

Në vazhdim të deklaratës të tij këngëtari shprehet se ky moment i shënuar merr jetë në sipërfaqen e një ishulli të pabanuar.

Ata e mbyllin këtë postim duke thënë, “PO … deri sa vdekja te na ndaje!”

FOTO GALERI
2/8

Top Channel