Çdo ditë Vlora vizitohet nga qindra turiste, vendas dhe të huaj. Këtë fundjavë rreth 150 turistë kanë mbërritur nga Lituania dhe Gjermania.

Pas Vlorës destinacioni i tyre është gadishulli i Karaburunit dhe Ishulli i Sazanit.

Kreu i operatorëve turistik për jugun e vendit Vasil Bedinaj thotë se situata politike me protesta që ka përfshirë vendin ka ndikuar në uljen e numrit të turistëve, ose anulimin e rezervimeve.

Vlora këtë vit është përgatitur për të pritur një fluks turistësh, kjo edhe nga rezervimet e shumta që bënë të huajt një vit më parë, duke e renditur Vlorën si një nga qytetet më të vizitueshme në vend.

Top Channel