Krahina e Zadrimës në Lezhë është përmendur gjithmonë për prodhimet artizanale por vitet e fundit në fshatin Krajen po punohen ene prej balte.

Vasil Kukaj prej 20 vitesh merret me ketë profesion. Pas studimeve në Itali ai sot ka punishten e tij ku punon me gjithë familjen.

Edhe bashkëshortja e tij bën të njëjtin profesion. Ndonëse nuk ka kryer studime për këtë fushë, talentin e saj në pikturë e ka vënë në funksion të biznesit.

Punishtja e Vasilit vitet e fundit është bërë mjaft e frekuentuar nga turistët si vendas ashtu edhe të huaj.

Top Channel