Teksa në Tiranë kanë nisur përgatitjet për protestën e radhës së opozitës, nga Fieri, por edhe nga rrethet e tjera janë nisur drejt kryeqytetit.

Raportohet se qindra protestues janë nisur drejt kryeqytetit me autobusë, mjete të transportit publik apo autovetura private.

Pak minuta përpara nisjes, kreu i demokrateve fierak, Luan Baçi ka akuzuar policinë se po ushtron presion te qytetarët, për të mos lejuar që të marrin pjesë në protestë.

Sipas tij policia i ka bërë presion edhe një anëtari të kryesisë së PD dega Fier.

Top Channel