Në Greqi,edhe pse zyrtarisht vendi është në heshtje parazgjedhore, shtabet e kandidateve ne zgjedhjet lokale vazhdojnë punën për të informuar votuesit për mënyrën dhe vendit e votimit.

Në këtë proces të shumëfishtë zgjedhor, partitë politike, por edhe kandidatët kanë shpalosur projektet e tyre nëse do te dalin fitues nga gara.

Kandidatja për Këshillin bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba, thotë se stafi i saj po punon intensivisht për të sqaruar bashkë-atdhetarët për mënyrën e votimit, por edhe se ku ata do të votojnë.

Ajo shprehet optimiste, pasi siç thotë, projekti i saj në bashkinë e kryeqytetit helen, parashikon mbështetje për shtresat në nevojë, siç janë banesa sociale, kuota punësimi në bashki për shtetasit shqiptarë që banojnë në kryeqytetin helen dhe ndërtimin e një qendre kulturore për emigrantët shqiptarë atje.

“Dita e nesërme është dita më e rëndësishme për të gjithë ne. Bashkia e Athinës parashikon mbështetje edhe për shqiptarët. Siç janë banesa sociale, qendrat kulturore për të gjitha festat tona. Shqiptarë përbëjnë 5 % të popullsisë, çka na jep mundësinë për të kërkaur edhe punësim në Bashki”, tha për Top Channel kandidatja për Këshillin bashkiak të Athinës, Arjana Barjaba.

Top Channel