Ish-prokurorja dhe ish-anëtarja e KLP, Antoneta Sevdari, me dy letra drejtuar Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, kërkon fillimin e procedimit disiplinor dhe mbarimin e mandateve të dy anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit.

Në kërkesat e saj, ajo argumenton se dy prej anëtarëve të KPA që dhanë edhe vendimin për shkarkimin e saj kanë qenë figura të papërshtathsme për të dhënë atë vendim.

Teksa në kërkesën e saj, ajo shkruan se çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj, Antoneta Sevdari paralajmëron se vendimin për shkarkim do ta çojë në Gjykatën e Strasburgut.

Në kërkesën e saj, drejtuar ONM-së, Sevdari shkruan se pas shkarkimit ka verifikuar kushtet e zgjedhshmërisë se Gjyqtarëve të Kolegjit të Apelimit dhe ka konstatuar si dhe vërtetuar nga verifikimet e deritanishme, se dy nga anëtaret e Kolegjit të Apelimit nuk përmbushin kushtet e zgjedhshmërisë për të qenë gjyqtar, duke theksuar se vërtetohen kushtet e pazgjidhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit.

“Në rastin që paraqes në këtë kërkesë, mospërmbushja e kushteve është flagrante dhe cënon rëndë besimin e publikut tek kjo reformë e shumëpritur nga shqiptarët. Për këtë arsye zgjodha të mos hesht dhe vendosa të kërkoj nga te gjitha institucionet shteterore,jo për interest e mija personale, që janë dhe duhet të ishin garante të këtij procesi, qe te marrin te gjitha masat e domosdoshme dhe te nevojshme per te garantuar ne vazhdim procesin e rregullt ligjor. Mosveprimi ne ngjarje kaq te renda, delegjitimon procesin dhe shkatërron plotesisht besimin e publikut ne nje proces i cili ishte shpredhenes per shqiptaret”, shprehet Sevdari në kërkesat e saj.

Konkretisht ajo shkruan se Ardian Hajdari nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”…. Ardian Hajdari, e ka mesataren në studime 6,44 në këto kushte ai nuk përmbush kushtin e parashikuar në germën d) të pikës së dytë të nenit 6 të ligjit 84/206, pra notën mesatare jo më pak se 8, nëse ka përfunduar ciklin e dytë të studimeve universitare për drejtësi me diplomë “Master i shkencave” në Shqipëri, ose studimet universitare për drejtësi jashtë shtetit, dhe ka marrë një diplomë të njësuar sipas rregullave për njësimin e diplomave, të parashikuar me ligj”.

Ndërsa për anëtarin tjetër, të KPA, Luan Daci, ajo shkruan: Nga procesverbali i mbledhjes së KLD-së i datës 18.11.2016 rezulton se z. Luan Daci ka aplikuar për vendet vakante të shpallura nga ky institucion në pozicionin e “Gjyqtarit të Shkallës së Parë”. Komisioni i Shqyrtimit të kandidaturave për vendet vakant të Gjyqtarit të Shkallës së Parë, ka skualifikuar z. Luan Daci nga gara për shkak se nuk plotëson kushtet ligjore. Sipas këtij procesverbaliky kandidat me vendimin nr.06 datë 24.12.1997, është shkarkuar nga detyra…. Luan Daci nuk plotëson kushtin “të ketë përvojë pune jo më pak se 15 vjet si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor i së drejtës, nëpunës i shërbimit civil në nivel drejtues ose në një përvojë të njohur në fushën e së drejtës administrative ose sfera të tjera të së drejtës”….

Një tjetër pikë, e përmendur në kërkesën e Antoneta Sevdarit është edhe se të dy këta anëtarë të KPA, nuk e njohin mirë gjuhën angleze, një tjetër kusht ky për të qenë pjesë e Vetting.

Vettingu, shkarkohet anëtarja e KLP-së, Antoneta Sevdari
Ajo u bë pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë ende pa kaluar në të gjitha hallkat e vettingut, një sitë që duket se e ka djegur pikërisht në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, ku nuk mundi të kalojë përballë provave të pamjaftueshme për justifikimin e pasurisë së të shoqit.

Seanca gjyqësore publike për Antoneta Sevdarin u zhvillua më 25 shkurt, teksa ishte Komisioneri Publik që kishte apeluar vendimin e shkallës së parë, atë të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e konfirmonte atë në detyrën e prokurores prej 18 korrikut të vitit të kaluar.

Pavarësisht kundërshtive të subjektit të rivlerësimit Sevdari ndaj konkluzioneve përfundimare të paraqitura nga Komisioneri Publik, pasi i konsideronte të pabazuara në ligj dhe në faktet e provuara gjatë hetimit administrativ të KPK-së, ajo u shkarkua të enjten e 28 shkurtit të këtij viti.

FOTO GALERI
1/18
Kerkesa për Ardian Hajdarin

Top Channel