Familja Papadhimitri është e njohur për interpretimet me violinë, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Muzikantët e kësaj familje meritojnë të quhen mjeshtra të violinës pasi me interpretimet e tyre skenike vazhdojnë të lënë gjurmë kudo.

“Miqtë e muzikës 2”, është koncerti që do të mbahet mbrëmjen e sotme në orën 19:30 në Liceun Artistik Jordan Misja. Miqtë e muzikës është një shoqëri muzikantësh e përbërë nga miq brenda dhe jashtë profesionit, të cilët do të performojnë live me instrumenta të ndryshëm akustik. Ky koncert është ideuar dhe menduar nga violinisti Ergi Papadhimitri për nder të xhaxhait të tij, kompozitorit violinist Jani Papadhimitri.

Top Channel