Një subjekt që tregtonte produkte të skaduara u gjobit sot nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Kamëz.

Kontrolli u krye pas denoncimit të një qytetari. Në “Market Geni” në Laknas u gjetën 73 litra vaj ulliri me datë skadence dhjetor 2017 dhe tetor 2018.

45 kanaçe birre të skaduara një vit më parë por te cilave u ishte fshire data.

Mes rreth 200 kg mall të sekuestruar për shkak se tregtohej jashtë afati kishte karamele, çokollata, kafe, qumësht, ujë, lëngje frutash, margarinë madje dhe havjar. Subjekti tregtar u gjobit me 800,000 lekë.

Top Channel