Pas premierës së suksesshme në REJA FEST, Saz’iso vjen për të performuar duke na sjellë këngët që tregojnë për gëzimin, dhimbjen, dashurinë, humbjen, heroizmin dhe tragjedinë. Mos mungoni në natën e paharrueshme në Amfiteatrin e Tiranës, më 25 Maj, 20:00!

Në këtë skenë do të ngjiten këngëtarët e njohur përmetarë Donika Pecellari, Adriana Thanasi dhe Robert Tralo, muzikantët korçarë Telando Feto, Agron Nasi, Agron Murati dhe Aurel Qirjo pa harruar multinstrumentistin Pëllumb Meta nga Tirana.

SAZ’ISO -ky ansambël i krijuar posaçërisht nga 3 miq të apasionuar të muzikës Shqiptare (gjermanja Andrea Goertler, shqiptarja Edit Pula dhe amerikani Joe Boyd) vjen në skenë , pas shumë koncertesh dhe turnesh të suksseshme në Europë si premierë.

Top Channel