Në Laipzig të Gjermanisë po zhvillohet Samiti botëror i transportit për projekte rajonale, i cili organizohet nga OECD.

Nga Shqipëria merr pjesë inxhinier Xhevari Ngjeqari i cili prezanton dy projekte njëri lidhet me tranzitimin e mallrave në Afrikë nga oqeani Atlantik në atë Indian dhe tjetri që ka vlerë për vendin tonë parashikon vënien në punë me kapacitet të plotë të korridorit 8 përmes ndërtimit të porteve të mëdha.

Inxhiner Ngjeqari shpjegon se Shqipëria ka një pozicion gjeografik të rrallë. Përveç se është rruga tranzite, ajo ka dy brigje natyrore me thellësi të madhe, gjiri i Vlorës dhe Rana e Hedhun në Lezhë, e do të 10-të fishonin sasinë e mallrave që kalojnë përmes Shqipërisë nga 3 milion me 30 milion ton në vit. Një mundësi e jashtëzakonshme ekonomike.

Bregu i Vlorës sipas Ngjeqarit mund është një burim natyror që mund të kthehet në portin më të madh të Europës, investimi do të ishte gradual me rritjen e sasisë së mallrave të përpunuar sipas tij.

Impakti mjedisor ekziston thotë Xhevair Ngjeqari, por portet në Vlorë dhe tek Rana e Hedhun në Lezhë mund të ndërtohen larg zonës turistike. Nga ana tjetër lufta për tranzitimin e mallrave është gjeopolitike, dhe në këtë pikë Shqipëria duhet të përpiqet për të vënë ne punë korridorin 8.

Top Channel