Shqipëria muajt e fundit ka qenë shpesh në mediat e huaja, këtë herë jo për bukuritë e saj, por për protestat, tymin dhe gazin lotsjellës, efektet kanë filluar të ndihen shume në stepjen e të huajve për të ardhur në Shqipëri duke e cilësuar vendin tonë si të pasigurt.

Por ndërsa përfaqësuesit e biznesit flasin për anulime prenotimesh, kryetari i dhomës së tregtisë në Lezhë kërkon një zgjidhje para se të jetë vonë.

Në hotelet dhe restorantet e bregut të Adriatikut shpresojmë që përveç përmirësimit të motit i cili ka penalizuar jo pak turizmin në pranverë, sezoni i plazhit ta gjejë Shqipërinë edhe me një klimë më të mirë politike.

Top Channel