Cristiano Ronaldo dhe pasardhësi i tij në kombëtaren portugeze të futbollit do të jenë shtyllat që do të inspirojnë formacionin luzitan në fazën finale të ligës së Kombeve muajin tjetër.

Seleksioneri Fernando Santos bëri të ditur emrat e përzgjedhur për impenjimet e Qershorit, aty ku skuadra kampione e Europës do të provojë të marrë trofeun e edicionit të parë të këtij formati nga UEFA.

Kapiteni Ronaldo që mori një pauzë 9 mujore pas botërorit, ka luajtur vetëm në barazimin pa gola ndaj Ukrainës, por tani do të jetë titullar.

“Të luash për trofe është gjithmonë e rëndësishme dhe synimi ynë është finaljaq e madhe. Tifozët portugezë në raste të tilla gjithmonë ngrihen në lartësinë e duhur ndërsa detyra ime është të përgatis ekipin. Zhoao Feliks është një nga 23 të grumbulluarit dhe mund të luajë në formacion”, tha Fernando Santos Trajner i Portugalisë.

Trajneri vlerësoi talentin e Benfikës që është grumbulluar më parë në Mars, por duhet ende të bëjë debutimin me fanelën e përfaqësueses. Feliks së bashku me mesfushorin Pici, janë arkiktektët e triumfit të Benfikës në kampionat.

Portugalia luan ndaj Zvicrës në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve, në stadiumin e Portos në 5 qershor ndërsa një ditë më vonë, gjysmëfinalja tjetër rezervon përballjen Angli-Holandë. Finalja do të zhvillohet në Porto në 9 Qershor.

Top Channel