Mbërrijnë vëzhguesit e zgjedhjeve/ Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR në konferencë për 30 qershorin

24/05/2019 12:04

Në një kohë kur zgjedhjeve të 30 qershorit i ka paraprirë një situatë e tensionuar politike, OSBE/ODIHR ka nisur fazën parapërgatitore të vëzhgimit e tyre.

Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve do të jetë në partneritet me një delegacion nga Kongresi i Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Evropës.

Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve, është zgjedhur britanikja ambasadorja Audrey Glover, e cila që prej vitit 1996 ka drejtuar disa misione vëzhgimi zgjedhjes në Shqipëri.

Ambasadorja Audrey Glover këto momente është duke dhënë një konferencë për shtyp.

Top Channel