Trajneri i njohur Marcelo Lippi do ta rinisë aty ku e la aventurën e tij aziatike. Italiani do të rimarrë drejtimin e kombëtares kineze të futbollit, saktësisht 4 muaj nga eliminimi i skuadrës që ai kishte marrë përsipër ta kualifikonte në Kupën e Azisë, por u eliminua para kohe.

Pas drejtimit të pasuksesshëm e të shkurtër të Fabio Cannavaros, që ndau punën e tij mes Kombëtares së Kinës dhe skuadrës Guangzhou Evergrande, Lippi u bind në negociatat me Federatën kineze, duke transformuar pozicionin e tij nga këshilltar, në trajner me kohë të plotë.

Ai do të ketë objektivin të kualifikojë përfaqësuesen në Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar në vitin 2022, teksa dështoi më parë në fushatën drejt Rusisë në një turne të ngjashëm.

Lippi konsiderohej zgjedhja e tifozit më influencues në Kinë, presidentit Xi Jinping. Nën drejtimin e tij, Kina ka shumëfishuar investimet dhe ka shtuar ambiciet në futboll, edhe pse një vend me histori të varfër në këtë sport, që krenarinë më të madhe ka kualifikimin në Botërorin e Koresë së Jugut dhe Japonisë të vitit 2012.

Top Channel