Lista e shpenzimeve do të bëhet prioritet duke filluar që nga java e ardhshme, me shumë mundësi me Championsin të siguruar, por Interi i ri i Antonio Contes ka nisur qysh tani të hedhë hapat e parë.

Me mbërritjen e Godin nga Atletico Madrid, mbrojtja zikaltër duket e kompletuar. Në mesfushë, emrat që pëlqehen më shumë janë që të gjithë produkt vendas: nga Chiesa, te Pellegrini e Barella.

Dhurata e parë për Antonio Conten pritet të jetë Federico Chiesa, për të cilin drejtuesit e Interit kanë nisur duelin me ata të Juventusit, duke takuar vet të atin Enrico Chiesa, edhe ky dikur futbollist i shquar. Por, ka edhe emra të tjerë që pëlqehen prej kohësh, edhe ata të rinj dhe italianë. Mbi të gjithë Lorenzo Pellegrini, e më pas Nicolo Barella.

Ndërkohë, emrat për sulmin, në atë që pritet të jetë epoka “post Icardi”, janë bërë të ditur prej kohësh, objektiva janë Romelu Lukaku dhe Edin Dzeko.

Top Channel