I riu që vuante nga një deformim në trup, tashmë është model i Calvin Klein

24/05/2019 10:05

Një i ri, me pjesën e gjoksit të deformuar bëri një operacion për tu kthyer në normalitet dhe që të vazhdonte karrierën e tij si model i Calvin Klein. Ai vendosi një shufër metalike, duke e mbërthyer pas brinjëve dhe ndërhyrja ishte e vështirë.

David James Seed, 25 vjeç, nga Mançester nuk i donte pushimet verore në plazh sepse kur të zhvishej, do t’i dilte në pah deformimi në gjoks.

Pas sikletit disa vjeçar,  Davidi ishte 12 vjeç kur iu nënshtrua një operacioni rraskapitës, duke  futur një shufër metalike për t’i kthyer kockat në pozicionin e duhur dhe për të korrigjuar gjendjen e njohur si excavatum pectus.

Tani ai është një model i suksesshëm dhe bloger mode. Davidi e hoqi shifrën me 15 maj dhe shpërndau me guxim fotot e transformimit të tij për të frymëzuar të tjerët që vuanin nga e njëjta gjendje .

Top Channel