Libri “Hebrenjtë në Shqipëri”, me autore Monika Stafën është fryt i një punë disa vjeçare kërkimore dhe shkencore.

Ky studim vjen larg miteve të ngritura deri tani, për arsyet e shpëtimit dhe mbrojtjes së hebrenjve, prej rrezikut shfarosës gjatë udhëve të historisë me theks të veçantë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Po shihja që kishte një interes shumë të madh për këtë histori të fshehur për gati 50 vite të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra do të thotë një komunitet që kishte gjetur strehim në një kohë shumë të vështirë ku makina shfarosëse. Doktrina e Hitlerit bënte kërdinë në Evropë, këta gjenin një strehë dhe një shtëpi në një vend të vogël të Adriatikut që ishte Shqipëria”, u shpreh Monika Stafa, gazetare dhe studiuese.

Ky libër synon të hedhë dritë mbi ekzistencën e këtij komuniteti dhe arsyet e bashkëjetesës së harmonishme me shqiptarët.

“Ajo që dua të nënvizoj është që nëse përpara luftës së dytë botërore numri i hebrenjve të ardhur në shkuj ishte më shumë se 300, pas luftës së dytë botërore ky numër shumëfishohet dhe shkon në 3000 çka do të thotë që ky vend i vogël gjatë kohës së nazizmit priti mijëra hebrenj deri në shpëtimin e tyre. Më pas në 46 një pjesë e tyre u larguan drejt një toke të premtuar që ishte shteti i Izraelit, por fillimisht shkuan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht dhe në Kanada”, shtoi Monika Stafa.

Pjesë e punimit është edhe parathënia nga shkrimtari Ismail Kadare.

“Dikur në disa romane pavarësisht që nuk ka dalë zbardhur historia e hebrenjve në romanin e tij ka qenë i Kriptuar, kështu që ai e ka pasur një shqetësim të tij këtë lloj historie të bukur shqiptare me komunitetin hebre. Më pas unë pata një dëshirë ta kisha pjesë të librit tim kështu që edhe kjo punë u krye”, tha për Top Channel Monika Stafa.

Shkrimtari Ismail Kadare në parathënien tij shprehet: Qëndrimi ndaj hebrenjve, më saktë mbrojtja e tyre nga një popull me histori të zymtë si i yni, e nderon në kuptimin më të madh të kësaj fjale. Dhe kjo është një ndër arsyet që libri i shkrimtares dhe studiueses së re Monika Stafa “Hebrenjtë në Shqipëri” zgjon një interes të veçantë. “Hebrenjtë në Shqipëri” nga Monika Stafa me parathënie të Ismail Kadaresë.

Top Channel