Përfaqësuesja e Senegalit është krenuar gjithmonë me lojën e saj ekzaltuese, si në Kupën e Kombeve të Afrikës, ashtu dhe në Botëror. Por, asnjëherë më parë ekipi afrikan nuk kishte regjistruar diçka të tillë: gol pas 9.6 sekondash lojë.

Goli i hershëm i mesfushorit Amadou Sagna theu rekordin e vendosur nga një nigerian më parë, për më të shpejtin në historinë e Kampionatit Botëror të të Rinjve. Sagna ka gdhendur emrin e tij në librat e historisë së FIFA-s me golin e tij në fitoren 3-0 të Senegalit kundër Tahitit.

Rekordi i mëparshëm mbahej nga Odiaka i Nigerisë, i cili gjeti rrjetën në vetëm 14 sekonda në vitin 1985. Por këtë herë, Sagna bëri edhe më mirë. Ai nuk u ndal me rekordin, por shënoi edhe dy herë të tjera në “Arena Lublin”, duke i dhënë Senegalit një nisje fantastike në turneun që po mbahet në Poloni.

Top Channel