Braktisi shkollën për t’u bërë lojtar profesionist i Fortnite, tani është i pasur

24/05/2019 12:05

Një djalë 15 vjeç ka fituar 25 mijë paund duke luajtur Fortnite dhe tani po kërkon miliona në Kupën Botërore të lojës – e cila ka një çmim prej 23millionë.

Benjy Fish nga Middlesex, është renditur ndër më të mirët në botë në fushën e arenës popullore në internet – dhe ka garantuar një tjetër shumë prej 50,000 paund duke u  kualifikuar për Kupën e Botës Fortnite të këtij viti.

Benjy do të garojë në këtë lojë në Nju Jork dhe thotë se do të braktisë shkollën për t’iu përkushtuar lojës dhe këtë mendim ia ka dhënë nëna e tij, që është edhe menaxherja.

Lojtari adoleshent, i cili ka më shumë se 150,000 ndjekës në kanalin e tij në YouTube dhe gati 120,000 ndjekës në Twitch, tha për gazetën “Mirror”, se  kur e ëma i sugjeroi që të linte shkollën për t’u fokusuar në karrierën e tij të eSports, ai nuk e besoi atë – duke thënë se kjo kishte qenë ëndrra e tij që kur ishte 13 vjeç.

“Mami im nuk mendonte se unë isha i mirë që në fillim, derisa e zgjova atë në mes të natës për t’i thënë se do të fitoja 10,000 paund në një garë në internet kundër lojtarëve më të mirë në Evropë,” tha ai.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel