Tajvani është bërë vendi i parë në Azi për të legalizuar martesën e të njëjtit seks, me një ligj të ri që hyn në fuqi të premten.

Këto tre çifte vendosën të shënojnë rastin së bashku, me një ceremoni shumë të veçantë fundjavën e kaluar.

Ata thonë se vendosën t’i bëjnë ceremonitë në një të vetme për t’i treguar të gjithëve se pavarësisht gjinisë së njëjtë ata mund të ngrenë familje të lumtura.

Më shumë se 160 çifte të gjinisë së njëjtë u martuan të premten, sipas të dhënave të qeverisë, pas viteve të debatit të nxehtë mbi këtë çështje.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel